Thomas Tuchel e ka fituar Champions League me Chelsea-n në sezonin e kaluar, por nuke ka harruar zhgënjimin e 2020-ës, kur Paris Saint-Germain-i i tij humbi në finale kundër Bayern Munich.
Në dokumentarin Bayern Munich: Behind The Legend të transmetuar në platformën Amazon Prime Video, trajneri gjerman është kthyer të falsë për atë ndeshje, të cilën e konsideron shumë të rëndësishme në karrierën e tij si trajner.
“Bayern Munih ishte favorit.
Një paraqitje normale nuk do të kishte mjaftuar për ta mundur atë skuadër, që ishte në një moment forme të jashtëzakonshëm”, ka thënë Tuchel.
“Më pas, nëse një lojtar si Coman shënon me një goditje me kokë, atëherë e kupton se fati është me ata dhe për ty ka marrë fund. Ose ka qenë fati, ose thjesht Bayern-i e ka merituar fitoren”.