Federik Veseli do të jetë pjesë e skuadrës që Davide Nikola ka zgjedhur për të udhëtuar drejt Milanos.
Mbrojtësi i Kombëtares sonë do të përballet me Interin, por pritet ta nisë ndeshjen nga stoli duke shpresuar që trajneri i jugorëve do t’i ofrojë disa minuta në dispozicion.
29-vjeçari nuk ka qenë pjesë e grupit që humbi 5-0 në shtëpi ndaj zikaltërve në dhjetor, por as tani nuk po kalon një moment të mirë te skuadra italiane, pasi që pas kartonit të kuq të marrë me Napolin në janar dhe penalltisë së shkaktuar në atë ndeshje, nuk ka zbritur më në fushë.
Veseli dhe të tijtë do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv pasi 4 barazimeve të fundit, për të shpresuar mbijetesën.