Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, është gati për sfidën në kampionatin amerikan.
Shaqiri ka bërë që Chicago të jetojë me futbollin dhe me padurim e presin ballafaqimin e 6 marsit (luhet në orën 24.00, sipas orës së Kosovës), kundër Orlando Cityt.
Raportohet se deri dje janë shitur 23 mijë bileta për sfidën e madhe.
“Është bota e Shaqirit, ne thjesht po jetojmë”, shkruan në faqen e klubit Chicago Fires.
Chicago ka zhvilluar një ndeshje (në udhëtim), ku u nda baras (0:0) ndaj Inter Miamit.