Manchester United po e mendon Carlo Ancelottin, trajner të ardhshëm te ‘Djajve të Kuq’, në rast se dështon Mauricio Pochettino, raportojnë mediat britanike.
Strategu italian, i cili aktualisht është duke drejtuar gjigantin spanjoll, Real Madrid është opsion për ‘timonier’ të ri të skuadrës nga ‘Old Traffordi’.
Krerët e Unitedit janë duke kërkuar pasuesin e Ralf Rangnick. Mauricio Pochettino është i preferuar i klubit anglez, por siç raportohet, Ancelotti është plani B për trajner të ardhshëm te skuadrës angleze.
Ancelotti në rast së dështon me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, atëherë italiani pritet të largohet nga ‘Bernabeu’, dhe ‘Old Traffodri’ mund të jetë e ardhmja e tij.