“Lëndimi përkohësisht më ka larguar nga futbolli, sport të cilën e kam në shpirtin tim që nga fëmijëria pasi kemi luajtur me shokët dhe shoqet e mahallës në Gostivar”, - flet e emocionuar futbollistja Egzona Osmani e cila shkaku i lëndimit nuk mund që të ndihmoj shoqet e saja gjatë këtij kampionati.
Futbollistja 21 vjeçare nga Gostivari Egzona Osmani, anëtare KFF Shkëndija e lënduar nga ligamentet është jashtë fushës së gjelbër por jo edhe jashtë dyerve të stadiumit duke përkrahur shoqet e saja.
“E përjetoj me shumë vështirësi këto moment dhe padurim presim që ti nënshtrohem operacionit për tu kthyer në terren të gjelbër si lojtare ty ku mund të japi kontributin tim”- tha Egzona Osmani.
Si lojtare aktiv ka filluar në ekipin KFF Gostivari, ekip e cila u regjistrua por kur nuk u aktivizua në gara kampionale. Nga sezoni 2018/19 u bë pjesë e ekipit “kuqezi” ku ka luajtur në shumë ndeshje deri kur fatkeqësisht u lëndua.
“E kam vështir pas nuk mundem pa futboll. Preferoj repartin sulmit pasi jam e tashme për të shënuar gol, por trajnerët mendojnë ndryshe dhe gjithmonë mu kanë dhënë detyrën e mesfushës apo në repartin e mbrojtjes”, - tha ajo dhe vazhdoj “Futbolli është tradit familjare pasi edhe babai im ka qenë futbollist”.
Sa i përket futbollit në vendin tone ajo tha: “Fatkeqësisht në vendin tonë futbollit të femrave nuk i jepet kujdesi i duhur edhe pse ne vitet e fundit ka ngritje. Unë jam e sigurt se në këtë nënqiell ka talente të shumta që mund të rrisin cilësinë e futbollit të vajzave”.
Idhulli i saj është Lionell Messi, ndërsa nga lojtaret e vendit e përmendi Vjollca Izeirin ish futbollisten e KFF “Drita Abi” dhe aktualisht refere ndërkombëtare e futbollit. Në fund ajo kishte një porosi të qartë për moshataret e saja “Merruni me sport, sporti afron njerëzit, sporti bashkon, sporti afirmon”.