Trepça ’89 ka arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare sulmuese, Wadir Joelson Da Silva E Costa.
Wadir Costa është 27 vjeçar dhe ishte futbollist i lirë që nga janari i këtij viti.
Ai së fundmi ishte pjesë e Musan Salama, klub ky që garon në Ligën e Tretë të Finlandës.
Angolasi me nënshtetësi portugeze pritet t’i ndihmojë mitrovicasve në rrugëtimin e tyre drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar.
Minatorët janë bindshëm skuadra më e mirë në Grupin A të Ligës së Parë, ku pas 16 ndeshjeve gjenden në pozitën e parë në tabelë, me 33 pikë.