Probleme për Haalandin 

Futboll

Probleme për Haalandin 

Më: 4 mars 2022 Në ora: 23:10
Probleme për Haalandin 

Erling Haaland duket se nuk do të kthehet së shpejti në fushën e lojës.

Sulmuesi norvegjez i Borusia Dortmund po përjeton një sezon të tmerrshëm të ndikuar rëndë nga dëmtimet e njëpasnjëshme që kanë bërë të humbasë disa nga ndeshjet kyç për ecurinë e skuadrës së tij.

Lojtari mendohej se do të kthehej shpejt në stërvitje me skuadrën e Borusias dhe do të mund të jepte kontributin e tij në fushën e lojës në këtë pikë të edicionit ku klubi është përqendruar te gara në Bundesligë me synimin për të mbajtur nën trysni Bajernin deri në fund.

Por sipas “Sport Bild”, Haland ka përsëritur dëmtimin dhe kështu, duhet të kthehet përsëri nën urdhrat e mjekëve dhe fizioterapistëve, derisa të rikuperohet plotësisht.

Kështu, ai nuk parashikohet të kthehet në fushë në muajin mars, por vetëm në prill, gjithmonë nëse nuk shfaqen probleme të tjera. Bilanci i deritanishëm i Haland për sezonin është 23 gola dhe 6 asiste në vetëm 20 ndeshje të luajtura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat