Interi arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme me rezultatin 5-0 ndaj Salernitanës falë dyshes Xheko-Lautaro dhe duke i dhënë një “shkelm” krizës së gjatë të rezultateve.
Lautaro mori me vete topin në shtëpi pasi realizoi një tripletë ndërsa bomberi boshnjak shënoi një dy-golësh.
Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Interi është skuadra e parë ku ka arritur të realizojë 10 gola ndaj një skuadre të vetme pa pësuar asnjë gol brenda një sezoni të Serisë A në dy ndeshje direkte.
Kjo ka ndodhur për herë të parë përpara 63 vitesh ku Fiorentina ka fituar 6-0 dhe 4-0 ndaj Torinos në sezonin 1958/1959.
Një statistikë e veçantë kjo për skuadrën zikaltër të Simone Inzagit.
Aktualisht Interi mban vendin e parë në renditje me 58 pikë, duke pritur që të zhvillohet supersfida e së dielës mes Napolit dhe Milanit.