Shkëlzen Gashi gjen rrugën e rrjetës!
Shkëlzen Gashi nuk e ka humbur ende nuhatjen e golit.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e fundit mes Araut dhe Shafhauzenit, e cila përfundoi me rezultatin 3-4. Ndërkohë një fakt interesat ishte se gati gjysma e lojtarëve në fushën e lojës ishin me origjinë shqiptare.
Ndërkohë golin për skuadrën e Araut e kanë gjetur edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë.
Liridon Balaj shënoi në minutën e 60, ndërsa Shkëlqim Vladi ngushtoi diferencat në 3-4 në minutën e 87, por pa ndryshuar dot fatin e takimit.