Malisheva e nisi mirë edicionin pranveror me fitore ndaj Prishtinës, por tani ka tri takime pa marrë pikët e plota.
Skuadra e Arsim Thaçit ka barazuar me Ulpianën, derisa është mposhtur nga Drita dhe Llapi.
Në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë, Malisheva është nikoqir i Feronikelit të fundit në tabelë.
Vendasit synojnë të rikthehen te fitoret dhe janë favorit për një gjë të tillë, derisa Feronikeli kërkon të shkaktojë befasi.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Berisha, Kacoli, Ibrahimi, Gerbeshi, Xhaka, Maliqi, Bruqi, Hyseni, Pefqeli, Marc Oliver, Berisha.
Feronikeli: Mala, Xhylani, Kastrati, Morina, A.Kastrati, Rexhepi, Cervadiku, Qorri, Seferi,Ad, Qorri, Kiqina.