Federata e Futbollit të Italisë, konfirmoi se janë shitur 26 mijë bileta për sfidën e plej offit të Botërorit “Katar 2022”, në mes Italisë dhe Maqedonisë, që duhet të zhvillohet më 24 mars në Palermo.
Biletat për tifozët Italian janë shitur nga 10 e deri më 60 euro, ndërsa tifozët nga Maqedonia nga dita e hënë do të mund të blejnë biletat për të këtë sfidë.
Shitja e biletave do të zgjas deri më 15 mars dhe FFM për të gjithë të interesuarit do tu mundësojë kodin për blerje të biletës në platformën e shitjes në Itali. Çmimi I biletës për tifozët e Maqedonisë do të jetë 12 euro.
Kujtojmë se Italia dhe Maqedonia janë takuar 2 herë në eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”. Azurët shënuan fitore 3-2 në Shkup dhe barazuan 1-1 në Torino.
Sfida e fundit e Italisë në Palermo ishte në vitin 2019, kur e mundi Armeninë me 9-1.