Prishtina pëson humbje në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe futet në zonën e skuadrave të rrezikuara.
Dukagjini ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Prishtinës, në takimin e javës së 23-të të Kampionatit të Kosovës.
Në minutën e 9-të, Mentor Zhdrella kaloi në epërsi Dukagjinin, por nuk vonoi shumë dhe barazohet rezultati 1:1.
Autor i golit Mendurim Hoti pikërisht në minutën e 17-të.
Në fund të pjesës së parë përkatësisht të 45-të, Altin Merlaku shënon nga penalltia për 2:1, duke i siguruar fitoren Dukagjinit.
Penalltia u akordua pas shikimit të VAR-it.
Prishtina tani është në presion të madh, edhe pse renditet në vend të gjashtë me 26 pikë, por ka dy më shumë se Dukagjini në pozitën e tetë dhe 4 se Ulpiana në të nëntin (e parafundit), por ka një takim me pak.