Malisheva i shkakton humbje të thellë (6:1) Feronikelit nga Drenasi, në takimin që u zhvillua në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.
Feronikeli ka treguar lojë të mirë në pjesën e parë por jo edhe në të dytën.
Futbollisti Laurent Xhylani realizoi për 0:1 në favor të Feronikelit.
Në fund të pjesës së parë vendasit (43’) barazuan rezultatin me golin e Pefqelit.
Pjesa e dytë tjetër këngë.
Malisheva shënoi katër gola përmes Rivier (55’), Xhaka (69’), Sobowale (71’ e 76), Mustafa (86’).
Malisheva mban vendin e shtatë me 26 pikë e Feronikeli është në fund me 11 pikë pas 23 jave në elitën e futbollit të Kosovës.