Trepça nga Mitrovica arkëton tre pikë të mëdha në luftë për vend të dytë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi A.
Trepça e mposhti me rezultat 2:1 Rahovecin.
Pas javës së 17-të, Trepça renditet në vend të tretë me 25 pikë e Rahoveci është i nënti me 18 sosh.
Liria e Prizrenit importon tre pikë të mëdha, duke e mposhtur Drenasin me rezultat 2:1.
FC Liria ngritët në vend të dytë me 25 pikë e Drenasi është i teti me 19 sosh.
Besa e Pejës ndal një pikë të madhe në luftë për ekzistencë, duke barazuar 1:1 me Trepçën ’89.
Besa është në fund me 15 pikë e Trepça ’89 kryeson me 34 pikë.