Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur përballë Prishtinës të shtunën gjatë ditës në Klinë.
Dukagjini fitoi me rezultatin 2:1, dhe ishte e dyta rresht.
“Dua t’i falënderoj tifozët që kanë pritur shumë gjatë për një fitore të tillë. Shpresoj të jenë pikët e kthesës për ne. Lojërat e mira nuk na kanë munguar.
I përgëzoj lojtarët për angazhimin sepse dhanë gjithçka për të fituar. Golin e pranuam aksidentalisht, por lojtarët i uroj për fitoren.
Me Prishtinën jemi në tabelë aty-aty. Nuk janë larg nesh. Emri i Prishtinës është i madh, pavarësisht situatës se ku gjendet. Nuk do t’ia dëshiroja këtë problematikë që e ka”, tha Dallku.
Në xhiron e 24-rt, Dukagjini do të udhëtojë tek Ulpiana në Lipjan, teksa Prishtina luan si mysafire e Feronikelit.