Feronikeli ka pësuar humbjen e gjashtë radhazi në BKT Superligën e futbollit në Kosovë.
Skuadra nga Drenasi e cila po paraqitet me futbollistë të rinj është mposhtur nga Malisheva me rezultat të thellë 6-1
Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani ka thënë se futbollistët e tij edhe në përballje me Malishevën si ndaj Dukagjinit u kapluan nga emocionet.
“Ishte ndeshje e njëjtë si me Dukagjinin në xhiron e kaluar, kur luajtëm mirë në pjesën e parë, por në pjesët e dytë lojtarët hynë me emocione”, tha Elshani.