Chelsea me lehtësi importoi tre pikë, duke e deklasuar me rezultat 4:0 Burnley-n, në takimin e javës së 28-të të Premier League në futboll.
Në pjesën e parë nuk pati gola por në pjesën e dytë Burnley shembet nga golat e kampionit në fuqi të Evropës.
James (47'), Havertz (52' e 66'), Pulisic (69') shënuan për Chelsean.
Burnley është në zonën e kuqe përkatësisht në pozitën e 18-të me 21 pikë e Chelsea në të tretin me 53 sosh.