Espanyol ka fituar me rezultatin 2:0 ndaj Getafes në takimin e raundit të 27-të të La Ligës. Vendasit ia dolën që të merrnin tre pikët dhe të fitonin pozicione në renditje, duke kaluar në vend të 12-të të elitës së futbollit spanjoll.
Ndeshja ishte deri diku e balancuar, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 17’, kur Cabrera i dha avantazhin ekipit të tij.
Ndërsa vetëm 10 minuta më pas, autogoli i Cabacos i dhuroi golin e dytë Espanyolit. Më pas ndeshja do të vijonte të ishte agresive nga të dyja anët, me Getafen që kërkonte kthimin e rezultatit dhe Espanyolin që luftoi për të mbajtur të paprekur portën.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare zbriti në fushën e lojës që nga minuta e parë dhe bëri një lojë të bukur, megjithatë nuk ia doli ta mbyllte këtë takim me një gol.
Ndërsa Espanyoli fitoi pozicione në renditje, Getafe qëndron në vend të 15-të me 27 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje.