Policia thotë se ka parandaluar një përplasje mes dy grupeve të tifozëve.
Policia reagon pas përplasjes së tifozëve shqiptarë e malazezë, duke konfirmuar për 4 të lënduar e një të arrestuar!
Organet e rendit në Mal të Zi parandaluan konfliktin e madh mes tifozëve shqiptarë të Deçiqit dhe atyre malazezë të Buduçnostit të Podgoricës.
Ndeshja në Tuz mes Deçiqit dhe Buduçnostit, u ndërpre në minutën e 17-të, ku luhej në kuadër të javës së 23-të të Kampionatit të Malit të Zi,
Ndeshja u ndërpre për shkak të rrëmujës së përgjithshme në tribuna, ku tifozët hidhnin karrige, por edhe vërshonin nëpër këndin e fushës.
“Policia sot në stadiumin e Tuzit ka penguar një përplasje mes tifozëve në ndeshjen e futbollit mes Deçiqit dhe Buduçnostit. Për momentin një person është dërguar në ambientet zyrtare, ndërsa është duke u bërë identifikimi i pjesëmarrësve të tjerë në trazira”, thuhet në deklaratë të administrata së policisë, njofton media malazeze “Vijesti”.
Epilogu i ndeshjes tashmë është në dorën e Komisionit të Garave dhe më pas të Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Malit të Zi,