Barcelona bën goditjen e parë

Futboll

Barcelona bën goditjen e parë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 19:11
Barcelona bën goditjen e parë

Barcelona bën goditjen e parë!

Mbrojtësi Andreas Christensen, të cilit i skadon kontrata me Chelsean në fund të sezonit aktual, do të veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Sport”, danezi ka kryer vizitat mjekësore me klubin “blaugrana” ditën e hënë dhe nga 1 korriku do të veshë fanellën e Barcelonës.

Nuk do të ketë një transferim në Serie A të Christensen, që kërkohej me ngulm nga Interi dhe Roma, pasi mbrojtësi ka zgjedhur që të luajë në Spanjë, ku do të transferohet si lojtar i lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat