Monza e Silvio Berlusconi-t dhe Adriano Galliani-t ka marrë një fitore të çmendur në minutën e 93-të kundër Citadella-s në javën e 28-të të Serisë B, kategoria e dytë e futbollit italian, shkruan Telesporti.
Bardhekuqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me Valoti-n, ndërsa vendasit kanë barazuar në të 38-ën me Baldini-n.
Çmenduria ka ndodhur në pjesën e dytë, kur Monza ka mbetur me 9 lojtarë në harkun e 4 minutave pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Augusto në të 54-ën dhe Donati në të 58-ën.
Pavarësisht inferioritetit numerik, miqtë kanë arritur të marrin një fitore të pabesueshme në minutën e 93-të falë një goli të Ciurria-s.
Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, spektakli është zhvendosur në shkallët e stadiumit, me Adriano Galliani-n që nuk e ka përmbajtur veten dhe e ka festuar fitoren siç bënte në kohërat e arta të Milan-it.