Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është sikur në qiellin e shtatë.
Liverpooli me shumë vështirë ka arritur tre pikë por shumë të ëmbla, duke i shkaktuar humbje minimale me rezultat 1:0 West Ham-it nga Londra, në ndeshjen e javës së 28-të të Premier League.
Në “Anfield” atmosferë e zjarrtë, një Liverpool që nuk gaboi, ka marrë pikët e plota.
Në minutën e 27-të, Alexander-Arnold godet nga rreth 16-17 metra, ndërsa Mane nga afërsia me prekje të parë e fut topin në rrjetë, 1:0.
Liverpooli vazhdon fuqishëm luftën për titullin e kampionit.
“Reds-at” renditen në vend të dytë me 63 pikë, tre me pak se lideri Manchester City (një ndeshje me pak), ndërsa West Ham është në pozitën e pestë me 45 pikë.