Ylli ukrainas Oleksandr Zinchenko ka shfrytëzuar rastin që të falënderoj të gjithë për përkrahjen që i kanë treguar atij, ku tregoi për traumën e tij personale dhe bëri thirrje që të ndalet lufta pas konflikteve Rusi-Ukrainë.
Rusia filloi që të pushtojë disa krahina në Ukrainë para më shumë se një jave, pas tensionimit politik mes dy shteteve. Ndërkaq, në shenjë solidarizimi, Zinchenko ishte kapiteni i Manchester Cityt në ndeshjen e tyre kundër Peterborough, ndërkaq mbrojtësi i krahut të majtë ka shfrytëzuar rastin që të falënderoj botën për përkrahjen e treguar.
“Jam tejet mirënjohës, jam tejet mirënjohës për të gjithë ata njerëz për përkrahjen që e kanë ndaj meje këtu.
Nuk e kam menduar që do të ishte kështu. Kështu që do të doja të ju thosha të gjithëve një falënderim të madh. U jam mirënjohës për këtë gjë”, tha Zinchenko.
“Duhet që ta ndalojmë luftën. Misioni im është që t’i tregojë botës se çfarë po ndodh momentalisht. Janë disa qytete në krahinat e ulëta të Ukrainës ku civilët, njerëzit rus, janë duke ardhur, dhe po bëjnë protesta të pavërteta kinse ne dëshirojmë të jemi me rusët dhe gjëra të tjera. Mund të iu tregojë një milion fotografi, një milion video, se çfarë po bëjnë ata tani.
Mund të iu tregoj çdo qytet në shtetin tim, të cilin e kanë shkatërruar”, shtoi mbrojtësi i Manchester Cityt. Si pasojë e këtyre konflikteve mes Rusisë dhe Ukrainës, FIFA e ka larguar Rusinë nga Botërori “Katar 2022”, kurse finalja e Ligës së Kampionëve është larguar këtë vit nga qyteti i St. Petersburgut.