Real Madridi marshon drejt titullin të kampionit në Spanjë.
Madrilenët e shembën me rezultat 4:1 Sociedadin, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Për Realin shënuan Camavinga (40'), Modriç (43'), Benzema (75'-nga penalltia), Asensio (79') dhe për Sociedadin realizoi Oyarzabal (10' - nga penalltia).
Modriç shënon evrogol në minutën e 43-të, duke shënuar nga rreth 20 metra.
Real Madridi kryeson me 63 pikë, 8 më shumë se Sevilla në pozitën e dytë dhe Sociedad renditet në pozitën e 6-të me 44 sosh.