Takimi i skuadrës së Vjosës ndaj KF Dardanët që ishte paraparë të zhvillohej në kuadër të javës së 16’të të Ligës së Dytë është shtyrë për ditën e martë, njofton Insporti.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Vjosës me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Për arsye të kushteve atmosferike anulohet ndeshja KF.Vjosa – KF.Dardanët. Ndeshja zhvillohet të martën” – shkruhej në njoftim.
Për Vjosën kjo do të ishte ndeshja e parë e sezonës pranverore.