Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditët e fundit në mediat turke.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Bylisit dhe Skënderbeut, Piter Olainka, i cili ka përfunduar në radarët e klubit prestigjioz turk.
Sipas “Completesports.com”, Fenerbahçe ka “prenotuar”, Olainkën për në merkaton e verës.
Sulmuesi nigerian aktualisht është pjesë e Slavias së Pragës në Çeki. 26-vjeçari tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Fenerit, gjatë sfidës së zhvilluar në Ligën e Konferencës, ku Slavia eliminoi skuadrën turke.
Sipas medias turke “Spor”, gjigantët turq do të kërkojnë të joshin sulmuesin e gjithanshëm në fund të sezonit aktual.