Gjilani arkëton tre pikë domethënëse në luftë për titullin e kampionit.
Gjilanasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Ulpianës nga Lipjani, në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Golat i realizuan Gerhard Progni në minutën e 54-të (nga gjuajtja e lirë) dhe Shend Kelmendi në atë të 77-tën.
Ulpiana është në vend të parafundit (i nënti) me 22 pikë e Gjilani renditet në pozitën e dytë me 46 sosh.