Dhunë ekstreme dhe përplasje me armë në stadium, reagon FIFPRO

Futboll

Dhunë ekstreme dhe përplasje me armë në stadium, reagon FIFPRO

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:25
Dhunë ekstreme dhe përplasje me armë në stadium, reagon FIFPRO

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Meksikë gjatë ndeshjes mes Queretaros dhe Atlasit, ku pati përleshje me armë të tifozëve dhe skena të dhunës ekstreme, FIFPRO ka reaguar shumë ashpër dhe dënon “aktet e gabuara të ndodhura në stadiumin Corregidora” që çuan në plagosjen e të paktën 22 personave të pranishëm në tribuna.

“Në pritje të konfirmimit zyrtar, sot mendimet tona janë kthyer te viktimat dhe ata që u goditën në një ditë kaq të trishtë”,-shkruhet në reagimin e sindikatës ndërkombëtare të futbollistëve.

Ndeshja e së shtunës në Liga MX midis Queretaros dhe Atlasit u ndërpre pas një përleshjeje të dhunshme që përfshinte dhjetëra tifozë në Estadio Corregidora.

Tifozët u përleshën në tribuna dhe në fushë me disa që u shfaqën duke përdorur armë. Ndeshja u anulua në mes të pjesës së dytë pasi dhuna shpërtheu në të gjithë stadiumin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat