Ralf Rangnick do të duhet të përballet pa dy qendërsulmuesit e tij, kur “Djajtë e Kuq” të mbërrijnë në Etihad Stadium.
Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani nuk do të jenë në derbin e Manchester United me Manchester Cityn për shkak të dëmtimeve raporton “Goal”.
United do të përballet me Cityn në orën 17:30, ndërsa diferenca mes dy skuadrave është plot 19 pikë, me kryesues të Premier League, që janë djemtë e Pep Guardiolës.
Skuadrës së Ralf Rangnick i nevojitet një fitore për të qëndruar në pole position për ta mbyllur sezonin në vendin e katërt, por trajneri i përkohshëm do të duhet të ndërrojë formacionin e tij, ndërsa I mungojnë dy sulmues kryesorë.
Ronaldo është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit të Rangnick ditën e sotme. As Cavani, i cili ka qenë jashtë fushës për shkak të një problemi në ijë gjatë javëve të fundit, ende nuk është kthyer në formë të plotë.