Ballkani ka shënuar një fitore të madhe në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.
Therandasit shënuan fitore (1:0) në duel me Llapin nga Podujeva.
Në një ndeshje të luftuar, pikët mbeten të skuadra e trajnerit Ilir Daja.
Ermal Krasniqi në minutën e 73-të realizoi për fitoren e Ballkanit.
Ballkani kryeson me 48 pikë, ka 2 pikë më shumë se Gjilani dhe Llapi mbetet në pozitën e 4-të me 39 sosh.
BKT Superliga e Kosovës
Ballkani - Llapi 1:0
Gjilani - Ulpiana 2:0
Drenica - Drita 2:1
Dukagjini - Prishtina 2:1
Malisheva - Feronikeli 6:1
Tabela
1. Ballkani 23 14 6 3 33:15 48
2. Gjilani 23 12 10 1 33:18 46
3. Drita 23 12 5 6 33:16 41
4. Llapi 23 11 6 6 38:25 39
5. Drenica 23 9 4 10 28:28 31
6. Prishtina 23 6 8 9 26:25 26
7. Malisheva 23 7 5 11 27:28 26
8. Dukagjini 23 5 9 9 21:28 24
9. Ulpiana 23 5 7 11 21:39 22
10. Feronikeli 23 3 2 18 9:47 11
Në javën e ardhshme do të takohen: Ulpiana - Dukagjini, Llapi - Drenica, Drita - Gjilani, Malisheva - Ballkani dhe Feronikeli - Prishtina.