Skuadra e Ismet Munishit në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë e zhvilloi ndeshjen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, derisa ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Ulpianës.
Pas ndeshjes, ka folur trajneri Ismet Munishi, i cili tha se e kishin merituar këtë fitore.
“Na lujtëm mirë edhe në pjesën e parë, por edhe Ulpiana ishte e mirë. Sido që të jetë, kur e dominon ndeshjen ekziston rreziku që të pranohen gola nga kundërsulmi. Kishte dinamikë, shpejtësi dhe besoj që me plotë meritë fituam. Më vjen mirë që shënoi Shend Kelmendi, i cili sot ishte më i mirë në ndeshje. Kanë shkëlqy që të gjithë sot” – tha trajneri Munishi.
Me këtë fitore Gjilani shkon në kuotën e 46 pikëve dhe zë vendin e dytë në Superligë, derisa Ulpiana mbetet e parafundit me 22 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Gjilani e luan ndaj Dritës.