Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndeshjet shtyhen për të mërkurën.
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që ndeshjet e sotme të javës së 22-të, të luhen në mes javë.
“Për shkak të reshjeve të borës në të gjithë vendin, Komisioni i Garave të FFM-së ka shtyrë pesë ndeshjet e xhiros së 22-të.
Ato do të luhen me 9 mars, e mërkurë, duke filluar në ora 14:00”, thuhet në komunikatën e FFM-së.