Lushtaku: Kjo ishte fitorja më e rëndësishme në karrierë

Futboll

Lushtaku: Kjo ishte fitorja më e rëndësishme në karrierë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:48
Lushtaku: Kjo ishte fitorja më e rëndësishme në karrierë

Drenica ka arritur të mposhtë Dritën pas pesë viteve, pasi kuqezinjtë kanë triumfuar ndaj bardhekaltërve me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Tahir Lushtaku, i cili këtë fitore e cilësoi si më të rëndësishmen në karrierë.

“Kjo fitore është e dyfishtë, kur e dimë që në këto ditë festohet Epopeja e UÇK-së 5,6 dhe 7 marsi, ndoshta fitorja më e rëndësishme në karrierë.

Djemtë ditën ta menaxhojnë rezultatin, dhe besoj se me plot meritë fituam.

Terreni ishte i vështirë edhe për Dritën edhe për neve. ” – tha Lushtaku transmeton Insporti.

Pas kësaj fitoreje, Drenica renditet në pozitën e 5’të me 31 pikë, ndërsa Drita mban pozitën e 3’të me 41 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat