Barcelona kërkon fitoren e radhës

Futboll

Barcelona kërkon fitoren e radhës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:49
Barcelona kërkon fitoren e radhës

Elche dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Barcelona është mysafire e Elches në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Manuel Martinez Valero” me fillim nga ora 16:15.

Ekipi i Xavit është në formë të lartë në dhjetë ndeshje pa humbje në La Liga dhe synon fitoren e radhës për t’u ngjitur në pozitën e tretë dhe për të përforcuar pozitën në top katërshe.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të përzier, por si vendas gjithmonë marrin rezultate pozitive dhe këtë do ta kërkojnë edhe ndaj Barcelonës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona: Ter Stegen, Jordi Alba, Dani Alves, Pique, Araujo, Busquets, Pedri, De Jong, Gavi, Dembele, Aubameyang.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat