Ferizaj fiton në Hogosht, kthehet në krye

Futboll

Ferizaj fiton në Hogosht, kthehet në krye

Nga: K.G. Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:22
Ferizaj fiton në Hogosht, kthehet në krye

Ferizajt shënon fitore në Hogosht, me rezultat 1:0 kundër Kikës, në takimin e javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

“Golashënues ishte Sunaj Hasan në minutën e 80-të. 

Një fitore e merituar e djelmoshave tanë, të cilët vazhdojnë me paraqitje shumë të mirë dhe rezultate pozitive. Në fundjavë e presim KF 2 Korrikun, e cila do të jetë ndeshja e fundit e fazës së dytë të kampionatit. 

Në fazën e tretë do të zhvillohet me sistem të bergerit ku ne ketë fazë çdo pikë e fituar e ka vlerën e madhe.

Vazhdojmë së bashku drejtë synimit tonë!”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.

Ferizajasit kryesojnë me 34 pikë, duke lënë pas Vushtrrinë me 33, ndërsa Kika është e 8-ta me 19 sosh. 

Flamurtari ndahet baras (1:1) me Fushë Kosovën.

Flamurtari renditet i shtati me 21 pikë, ka një pikë me pak se Fushë Kosova që gjendet një pozitë më lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat