Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova merr tre pikë në luftë për vend të dytë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Gjakovarë me mund të madh e mposhtën me rezultat 1:0 A&N.
Autor i golit është Brenner Ferreira.
Vëllaznimi renditet në pozitën e dytë me 25 pikë, sa ka edhe Liria e Trepça në pozitën e tretë përkatësisht të katërt.
Trepça ’89 kryeson me 34 pikë e A&N është në të shtatin me 22 sosh pas 17 jave.