Bayern Munich nuk mundi të dilte me tre pikë të plota në ndeshjen kundër Bayer Leverkusern, pasi një autogol i Thomas Muller, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit në këtë sfidë, i dha barazimin miqve.
Lojtari ikonë i bavarezëve shënoi në këtë takim autogolin e parë gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist profesionist.
Në plot 615 ndeshje të zhvilluara që nga viti 2008 me ekipin e parë të Bayernit, 32-vjeçari ka realizuar plot 224 gola.
Ndërsa me kombëtaren e Gjermanisë, Muller ka zhvilluar 110 takime dhe ka realizuar 42 gola, që nga prezenca e tij e parë në vitin 2010.
Pra në një total prej 725 ndeshjesh me klubin dhe kombëtaren, me të cilat ka shënuar 266 gola, Thomas Muller nuk kishte realizuar asnjë autogol.