Autobusi i klubi të Llapit është sulmuar sot në Therandë, pas ndeshjes ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Autobusi i llapjanëve është sulmuar me gurë, teksa personi që bëri këtë veprim është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, ndeshja e zhvilluar sot në Suharekë u fitua minimalisht 1:0 nga vendasit.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Ballkanin e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 73-të.