Ajaxi i Amsterdamit fitoi më shumë vështirësi 3;2 përballë Waalvijk në javën e 25-të të Eredivisie, rezulat që u jep kryesimin “Harkëtarëve” me dy pikë më shumë se PSV Eindhoveni (60/58).
Një sfidë plot emocione në “Johan Cruiff Arena”, ku miqtë ia dolën të rikuperonin diferencën prej dy golash të krijuar në pjesën e parë (realizoi dy herë Haller për Ajaxin) falë finalizimeve të Kramer dhe van der Venne.
Kur sfida po i drejtohej fundit, Ajaxi fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Tadiq në minutën e 89-të.
Pavarësisht këtij suksesi, Ajaxi tregoi luahtje në lojën e tij, çka tregon se edhe disfata e një jave më parë në fushën e Eagles nuk ishte rastësi. Kur kanë mbetur edhe 9 javë deri në fund të kampionatit, gara për titullin mbetet e hapur.