Alvaro Morata heroi i Juventusit ndaj Spezias.
Juventusi ka arkëtuar tre pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në Serie-A pas suksesit ndaj Spezias, skuadër të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën, e vlefshme për xhiron e 28-të në kampionatin italian.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 21- të sfidës kur sulmuesi spanjoll Alvaro Morata shënoi për 1-0, transmeton KosovaPress.
Goli i tij në fakt doli të ishte vendimtar pasi deri në fund të ndeshjes nuk pati të tjera edhe pse mysafirët në disa raste e rrezikuan fitoren e “Zonjës së Vjetër”.
Kjo fitore e çon skuadrën e Allegrit në kuotën e 53 pikëve në vendin e katërt në tabelë.