Muriqi zverdhet, Mallorca-s nuk i ndahen humbjet 

Futboll

Muriqi zverdhet, Mallorca-s nuk i ndahen humbjet 

Nga: K.G. Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:30
Muriqi zverdhet, Mallorca-s nuk i ndahen humbjet 

Mallorca-s nuk i ndahen humbjet. Ata pësojnë humbjen e katërt rresht.

Celta Vigo ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Mallorca-s. 

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit nga minuta e parë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të. Muriqi siguroi penallti për Mallorca-n.

Për Celta Vigon realizuan Galhardo (13'), Suarez (25'), Aspas (61' e 90+6’-nga penalltia) dhe për Mallorca-n Gonzalez (17'), Aidoo (49'-autogol) e Sevilla (87’- nga penalltia).  

Në minutën e 86-të, Mallo i Celta Vigo u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.  

Pas javës së 27-të në kampionatin spanjoll, Celta zë pozitën e 10-të me 35 pikë e Mallorca është e 16-ta me 26 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat