​Heshtin rrjetat në pjesën e parë të derbit Napoli-Milan

Futboll

​Heshtin rrjetat në pjesën e parë të derbit Napoli-Milan

Më: 6 mars 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të kësaj javë në Serie-A ndërmjet Napolit dhe Milanit.

Këto dy skuadra që po luftojnë për titullin kampion në Itali janë duke u ballafaquar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Të dy skuadra krijuan disa raste të mira për shënim, por që nuk i konkretizuan ato brenda 45 minutave të para.

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi nga Kosova po bën një paraqitje fantastike, derisa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 37’ pas një ndërhyrje të palejuar ndaj francezi Theo Hernandez. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat