Kylian Mbappe e ka tronditur sot Paris Saint-Germainin.
Futbollisti francez është lënduar në stërvitjen esotme me gjigantin francez.
“RMC Sport” njofton se prezenca e kampionit të botës me Francën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Real Madridit është vënë në dyshim.
Ish-futbollisti i Monacos do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të vlerësohet shkalla e lëndimit.
Nuk dihet ende nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales ndaj “Los Blancos”.
Pa dyshim, mungesa eventuale e tij do të ishte fatale për parisienët, kur dihet se ai është lojtari kryesor i ekipit francez.