FIFA gati ta hapë një afat kalimtar për lojtarët që largohen nga Rusia e nga Ukraina

Futboll

FIFA gati ta hapë një afat kalimtar për lojtarët që largohen nga Rusia e nga Ukraina

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Disa ditë më parë, Federata Polake e Futbollit kishte kërkuar nga FIFA që ta hapë një afat të jashtëzakonshëm kalimtar për t’ua mundësuar futbollistëve të larguar nga Rusia dhe nga Ukraina, të luajnë diku tjetër deri në fund të sezonit.

E mediumi francez “L’Equipe” raporton se propozimi i polakëve është pritur mirë nga shtëpia e futbollit botëror.

FIFA madje thuhet se është e gatshme ta hapë një afat kalimtar për më shumë se 80 futbollistë nga liga elitare ukrainase dhe për qindra futbollistë nga Rusia.

Ata do të autorizohen për ta ndërprerë kontratën me klubet respektive dhe mund të transferohen në formë huazimi, deri më 30 qershor, për t’u rikthyer më pas në klubin aktual nga 1 korriku.

Në Ukrainë janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive shkaku i luftës, të cilën e nisi Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat