Arsenal rivalizon PSG-në për shërbimet e Paquetas

Futboll

Arsenal rivalizon PSG-në për shërbimet e Paquetas

Më: 7 mars 2022 Në ora: 19:50
Lucas Paqueta.

Skuadra e Arsenal kërkon të përforcojë repartin e mesfushës dhe tashmë ka një emër në listën e dëshirave.

Raportime nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Arsenal janë gati të garojnë me PSG për nënshkrimin e yllit të Lyon, Lucas Paqueta.

24 vjeçari po kalon sezon të shkëlqyer dhe po rigjen formën e tij të dikurshme.

Lojtari ka qenë i lidhur në të kaluarën edhe me skuadrën e Newcastle United, por tani merr vëmendje edhe nga ‘Emirates Stadium’.

PSG po ashtu është në garë për lojtarin, por Paqueta mund të jetë i interesuar për një kalim jashtë Francës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat