Futbollistët shqiptarë e pushtojnë formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Futboll

Futbollistët shqiptarë e pushtojnë formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:33
Futbollistët shqiptarë e pushtojnë formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Superliga e Zvicrës ka përzgjedhur formacionin për javën e 21-të.

Kampionati helvetikë është i mbushur me lojtarët shqiptarë, andaj nuk kishte se si të mungonin edhe në këtë skemë.

Në një skemë 4-4-2, vend kanë zënë tre lojtarë shqiptarë që përfaqësojnë tri klube të ndryshme.

Ardon Jashari që luan për Luzernin, Mirlind Kryeziu te Zurich dhe Kastriot Imeri për Servetten, janë futur në formacionin e javës.

Zurichu i Kryeziut është aktualisht në vendine  parë me 59 pikë, Servette i Imerit është në të pestin me 35 dhe Luzerni i Jasharit në të nëntin me 19 sosh,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat