Athletic Bilbao e ka mposhtur Levanten me rezultatin 3:1.
Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 63-të Mikel Vesga kaloi në avantazh vendasit, 1:0. Inaki Williams në minutën e 76-të dyfishoi epërsinë.
Golin e tretë për vendasit e realizoi Oier Zarraga në minutën e 88-të. Golin e nderit për Levanten, në kohën shtesë e shënoi Jorge de Frutos.
Në këtë takim, në fund të pjesës së parë u inkuadrua mesfushori i Levants, Enis Bardhi, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.4
Pas kësaj fitoreje, Athletic Bilbao ka 40 pikë dhe renditet në pozitën e tetë. Levante mbetet në pozitën e fundit në La Liga me 18 pikë.