Ndeshja e play-off-it e Ukrainës kundër Skocisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 në Katar është shtyrë pas pushtimit rus të Ukrainës, raportojnë mediat britanike.
Ndeshja ishte dashur të zhvillohej në stadiumin “Hampden Park” më 24 mars, por Ukraina i ka kërkuar FIFA-s ta shtyejë atë.
Ndeshja në të cilën fituesi do të përballet me fituesin midis Uellsit dhe Austrisë do të shtyhet gjithashtu.
Ndërkohë po zhvillohen diskutime për caktimin e datës së re, e që mund të jetë në muajin qershor.