Interi synon të pamundurën në “Anfield”

Futboll

Interi synon të pamundurën në “Anfield”

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:21
Interi synon të pamundurën në “Anfield”

Interi i Simone Inzaghit, i qetësuar pas 5-0 ndaj Salernitanës, që i dha fund serisë së pasuksesshme të pesë ndeshjeve, shpreson në “Anfield” atë që duket të jetë një mrekulli e vërtetë sportive. Zikaltrit duhet të përmbysin disavantazhin 2-0 që pësuan në “San Siro” tri javë më parë, në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve, për të kaluar Liverpool-in dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Një sipërmarrje shumë e komplikuar pas 90 minutave të para të “San Siros”, vendosur nga golat e Firminos dhe Salah. Simone Inzaghi do të përpiqet fort, pa i lënë asgjë rastësisë, pavarësisht koeficientit të lartë të vështirësisë.

Liverpool vjen nga një sukses i kufizuar ndaj West Ham, i shtati radhazi në Premier League dhe rezultati i 15-të i dobishëm. “Reds”, të pamposhtur më 2022, mbeten gjashtë pikë prapa Manchester City, me një ndeshje në dorë për ta rikuperuar.

Jurgen Klopp gjen Thiago Alcantara dhe FIrmino, por të dy do ta nisin nga pankina. Trajneri i Liverpool-it mund të lërë çuditërisht Mane jashtë formacionit startues në favor të një tresheje të përbërë nga Salah, Diogo Jota dhe Luis Diaz.

Në mesin e fushës, Henderson dhe Jones (ose Elliott) do të veprojnë në krahët e Fabinhos, ndërsa në mbrojtje Matip, duke luftuar me disa probleme fizike, do të shtrëngojë dhëmbët dhe krah për krah me Van Dijk, Alexander-Arnold e Robertson do të rreshtohet para portierit Alisson.

Tek Interi mungon Barella i pezulluar, i freskët nga një super test ndaj Salernitanës. Ish-lojtari i Caliari duhet të vuajë ndeshjen e dytë pezullim, pasi u përjashtua me karton të kuq ndaj Real Madridit në sfidën e fundit të fazës së grupeve. Në vend të tij do të jetë Vidal, së bashku me Brozovic dhe Calhanoglu.

Pa dyshim, Inzaghi nuk do të ndryshojë asgjë në mbrojtje, me treshen e zakonshme të formuar nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Perisic i rikuperuar do të patrullojë korsinë e majtë, në sulm Dzeko do të veprojë afër Lautaro Martinez.

Ja formacionet e mundshme:
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Jones; Salah, Diogo Jota, Luis Diaz.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat