BKT Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.
Këtë xhiro ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten,.
Një duel shumë interesant pritet të jetë ai në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës.
Skuadra e Drenicës vjen në këtë takim pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Dritës, atje ku shkëlqeu mesfushori i kësaj skuadre, Fatlum Gashi.
Ai është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Gashi tha se do të tentojnë të marrin fitore edhe në takimin ndaj Llapit.
“Mendoj se mund të jetë një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh formën e mirë që po kalon Llapi, por pas një fitoreje të vështirë që arritëm kundër Dritës, jemi shumë të motivuar që të shkojmë për një rezultat pozitiv në Podujevë“, tha ai.